Serbët luten që Granit Xhaka të mungojë për ndeshjen me Serbinë që do të luhet më 12 tetor në Leskovc të Serbisë.
“Pyetja është nëse do të luajë kundër Serbisë në Leskovc më 12 tetor”, shkarravit pamfleti serb “Kurir”.
“Përfaqësuesi i Zvicrës me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka dal sërish në qendër të vëmendjes së publikut, pasi është ndëshkuar me kartonin e kuq në ndeshjen kundër Danimarkës në Ligën e Kombeve.
Mediat zvicerane e kritikuan Granit Xhakën për një lëvizje të tillë, pasi si kapiten duhej të qetësohej, jo të nxiste pasionet në fushë.
Sidomos, kjo ndodhi në minutën e 87-të, kur Danimarka avanconte 1:0. Në fund të ndeshjes, Danimarka shënoi edhe një gol dhe fitoi 2:0, ndërsa para kësaj Xhaka u ndëshkua me karton të kuq.
Pas ndeshjes, Granit Xhaka akuzoi kryearbitrin nga Gjermania Daniel Siebert për përjashtimin e tij dhe skenat e pahijshme që u panë në ndeshjen mes Danimarkës dhe Zvicrës”, shkarravit media serbe.
“Vitet e fundit jam bërë më i qetë në fushë. Por kur ka një padrejtësi në lojë si ndaj Danimarkës, atëherë emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt shkruhet me shkronja të mëdha. Por ajo që treguan lojtarët danezë nuk ka të bëjë me këtë – tha Xhaka për “Blick”
“Granit Xhaka mori karton të verdhë për shkak të protestimit në minutën e 83-të, e më pas një ndërhyrje e ashpër, kështu që u përjashtua nga fusha në minutën e të 87-t.
Gjithçka ishte aty, Xhaka u konfliktua me të gjithë futbollistët e Danimarkës, për pak u shndërrua në sherr në fushë. Ai mezi u largua nga fusha, dukshëm i zemëruar dhe nervoz.
Granit Xhaka me siguri do të ketë një ndeshje pushim, vështirë se do të marrë një dënim më të madh, ndaj provokatori nga Zvicra, i njohur për futbollistët serbë, duhet pritur në Leskovc më 12 tetor, kur dy kombëtaret do të luajnë turin e dytë të Ligës së Kombeve. Megjithatë, vendimin përfundimtar nëse do ta jetë futbollisti me origjinë shqiptare në Serbi do ta vendos trajneri i Zvicrës Murat Yakin”, shkruan mediumi serb./Bota Sot