Media serbe zbulon se çfarë do t’i kërkojë “pesëshja e madhe” Vuçiqit në takim

ina-online
ina-online

12/10/2023

Pesëshja e Madhe, e cila përfshin të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të vijnë në Serbi deri në fund të këtij muaji.

Për këtë, ata sjellin dy tema – një hetim të besueshëm për ngjarjet në Banjskë dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjes me Prishtinën.

Burimi i Nova-s nga qarqet diplomatike tregon se pesëshja e madhe po vijnë në Beograd, për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me dy synime kryesore.

“Qëllimi i parë është inkurajimi i Serbisë që të jetë më bashkëpunues në hetimet lidhur me ngjarjet në Banjskë. Ka kohë që ka ankesa se Beogradi zyrtar nuk po bashkëpunon sa duhet dhe se informacionet e kërkuara nga zyrtarët nga Serbia shpesh vonohen ose nuk merren fare. Është e nevojshme që ky bashkëpunim të jetë më i mirë për të ndriçuar plotësisht këtë rast dhe që të gjithë përgjegjësit e konfliktit të armatosur të mbajnë pasojat”, thotë bashkëbiseduesi i Nova-s.

Arsyeja e dytë, siç u theksua, është synimi që negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të largohen nga ngërçi.

“Nuk është sekret se qëllimi është të arrihet një marrëveshje e caktuar deri në fund të vitit dhe që të dyja palët të bëjnë më në fund përparim në normalizimin e marrëdhënieve. Dokumenti i nënshkruar nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti do të përfaqësonte një platformë për vazhdimin dhe drejtimin e negociatave në të ardhmen. Është në interes të BE-së dhe SHBA-së që kjo marrëveshje të arrihet derisa administratat aktuale në Bruksel dhe Uashington janë atje. Afati i fundit është shkurti i vitit 2024, por të gjitha përpjekjet diplomatike do të synojnë arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të vitit 2023”, thekson burimi ynë.

Dyshime për mundësinë e sanksioneve ndaj Serbisë

Pas ngjarjeve në Banjskë, Bashkimi Evropian filloi të dyshonte hapur se Serbia ishte e përfshirë në ngjarjen në veri të Kosovës ku humbën jetën katër persona. Hetimi do të tregojë nëse këto dyshime janë të bazuara, pas së cilës mund të pasojë një paketë sanksionesh apo masash kundër Beogradit.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Nova eurodeputetja Viola von Kramon, e cila ka thënë se masat nuk do të drejtohen kundër qytetarëve të Serbisë.

“Nuk mund të jap detaje, sepse është ende konfidenciale dhe diskutimet janë në vazhdim. Mirëpo, atë që kam thënë më herët për disa media, mund ta konfirmoj tani – masat janë vërtet në tavolinë dhe topi është në fushën e Serbisë”, tha ajo.

Mirëpo, bashkëbiseduesit e “Nova” dyshojnë se do të ketë masa ndaj Serbisë.

Mijaçiq thotë se ende nuk ka prova të forta se autoritetet serbe janë përfshirë në incidentin në Banjskë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

cedomir jovanoviq

Çedomir Jovanoviq: Do ta njihja Kosovën si shtet të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë atje

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

INFO

NA NDIQ