Pas bilbilit të fundit në Fenerbahçe-Galatasaray (1-3), Galatasaray provokoi José Mourinhon, duke publikuar në rrjetet sociale një montazh të një libri me një fotografi të trajnerit në lot me titullin ‘The Crying One’, (Ai që qan).
Me daljen nga stadiumi, konkretisht në zonën mikse, trajneri portugez u pyet për temën dhe portugezi nuk e fshehu pakënaqësinë e tij. “Po tallesh, apo e ke seriozisht”,- tha ai dhe iku.