Mediat e huaja ‘mbushen’ me fotografinë e Trump dhe Çitakut: Ja çfarë shkruajnë për iftarin e shtruar

0

Ballinat e mediave të huaja janë mbushur me fotografitë e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ambasadorja kosovare mori pjesë ditën e kaluar në një iftar të shtruar nga presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë, për diplomatët që i takojnë besimtarët myslimanë.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

E për këtë kanë shkruar edhe mediat e huaja si Fox News, CBS e Daily Mail. Ballinat e tyre madje, kanë qenë të mbushura me fotografinë e Trump e Çitakut.