Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

INA
INA

4 Qershor, 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i sugjeroi opozitës, një ditë pas protestave të pesta masive, ku kërkohej edhe dorëheqja e tij nga posti i kreut të shtetit, të propozojë në parlament një referendum për besimin ndaj presidentit të republikës dhe përsëriti se pushteti nuk do të ndryshojë në rrugë.

Vuçiq u tha gazetarëve pas ceremonisë së shënimit të Ditës së Ministrisë së Brendshme dhe Ditës së Policisë se nëse opozita nuk ka vota të mjaftueshme, nisma do të mbështetet nga koalicioni qeverisës dhe më pas qytetarët do të vendosin në referendum, raporton index.hr.

E pesta në serinë e protestave, “Serbia kundër dhunës”, e cila filloi pas dy të shtënave masive tragjike me 19 viktima në një shkollë dhe dy fshatra afër Beogradit, solli dhjetëra mijëra njerëz në Beograd, të cilët kundërshtojnë nxitjen dhe promovimin e dhunës në jetën politike dhe në media.

Të shtunën, protestuesit rrethuan pallatin presidencial pas një marrshi nëpër rrugët qendrore të qytetit dhe duke e konsideruar qeverinë përgjegjëse për rritjen dhe tolerimin e dhunës në shoqëri, i lanë atij mesazhe të shumta kritike dhe thirrje që të largohej.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ