Mediat maqedonase: Bekimi sapo u ulë në kolltukun e ministrit, shqiptarizoi Ministrinë e Shëndetësisë

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2022

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në rrjetin social Instagram, fillimisht në gjuhën shqipe dhe pastaj në ate maqedonase ka nxitur shkrime të disa mediave maqedonase.

Gazeta “Veçer” ka shkruar se qytetarët maqedonas kanë reaguar ashpër përmes komenteve pas një postimi të Ministrisë së Shëndetësisë, ku informohej për akte madhështore të dhurimit të organeve që shpëtojnë jetë njerëzve, përcjell INA.

Në komentet e këtij postimi, “Veçer” shkruan se vërehet revolta e qytetarëve për shkak të zbatimit jo korrekt të ligjit për gjuhët nga shërbimet e marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu titulli i kësaj gazete në versionin online është se “Sapo u ul në kolltuk, BEKIMI SHQIPTAROI MINISTRIN E SHENDETESISE”.

Ky është njoftimi që nxiti reagimi vetëm pse postimi fillimisht është në shqip dhe pastaj në maqedonisht:

„Në orët e mëngjesit të djeshëm, një familje e guximshme vendosi të dhuronte organet e një të afërmi të tij, të cilit i ishte konfirmuar vdekja e trurit. Pas përgatitjeve dhe koordinimit ndërmjet ekipeve të klinikave interne dhe kirurgjike,
në orët e vona të natës ka filluar eksplantimi, e menjëherë më pas edhe transplantimi, fillimisht i zemrës, ndërsa në mëngjesin e sotëm edhe i të dy veshkave.

Një pacient i ri iu nënshtrua transplantimit të zemrës, ndërsa te dy pacientë me dializë tashmë po transplantohen veshkat. Ndërkaq disa pacientë të tjerë në ditët në vijim do të mund t’i marrin indet kockore. Me humanizmin e tyre dhe vendimin për t’i dhuruar organet, kjo familje u dha jetë të paktën tre pacientëve, ndërsa të gjithë neve na solli një mëngjes plot shpresë.
Dhe ne u jemi pafundësisht mirënjohës atyre për këtë. Falënderime edhe ndaj ekipeve mjekësore të të gjitha klinikave të përfshira në eksplantim dhe transplantim, të cilët gjatë 24 orëve të fundit punuan pa u lodhur dhe që akoma vazhdojnë të punojnë.

Вчера во претпладневните часови едно храбро семејството одлучи да ги донира органите од својот близок кај кој беше потврдена мозочна смрт. По направените подготовки и координацијата помеѓу тимовите од интерните и хируршки клиники, доцна во ноќта започа експлантацијата, а веднаш потоа и трансплантацијата, најпрво на срцето, а утрово и на двата бубрега. Еден млад пациент доби срце, а кај двајца пациенти на дијализа веќе се трансплантираат бубрезите. Уште неколку пациенти во наредните денови ќе можат да добијат коскени ткива.

Со нивната хумност и одлуката да ги донираат органите, ова семејство подари живот на најмалку тројца пациенти, а на сите нас да ни донесе утро полно надеж. И за тоа сме им бескрајно благодарни. Благодарност и до медицинските тимови од сите клиники вклучени во експлантацијата и трансплантацијата, кои изминатото деноноќие неуморно работеа и се уште работат.“ – Пишува во објавата од министерството за здравство.

Ky postim ka bërë që të pasojnë dhjetëra komente kundër dhe fyese, me tone albanofobe. Bekim Sali pak ditë më parë nisi detyrën e ministrit të shëndetësisë në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. (INA)

TË FUNDIT

Motra e Gjestit reagon për herë të parë për konfliktet në familje, ja kujt i vë fajin

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË