Mediat në Shkup s’kanë kapacitete për trajtimin e temave të dhunës në familje

INA
INA

17/12/2023

Punonjësit në media thonë se problematike mbetet mungesa e një politike të vazhdueshme redaktuese, për sa i përket raportimeve të dhunës mbi bazë gjinore.

Ky konstatim ka dalë nga hulumtimi që ka realizuar Instituti për Studime të Komunikimit.

Marija Tuneva nga ky institut thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se hulumtimi në fjalë ka nxjerrë në pah se gjatë raportimit mbi dhunën në familje, mediat në Maqedoninë e Veriut informojnë kryesisht në formë sensacionale, dhe shpeshherë këtë dukuri e cilësojnë, madje, edhe si incident.

“Hulumtimi që ka realizuar Instituti për Studime të Komunikimit me mbështetjen e fondit të Kombeve të Bashkuara shpërfaqi disa praktika që nuk janë të favorshme për sa i përket raportimit të drejtë mbi dhunën në familje dhe barazinë gjinore. Një nga pikat më nevralgjike mbetet mungesa e kontuinitetit (vazhdimësisë) për sa i përket temave mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje”, thotë Tuneva.

Ajo thekson se kur janë pyetur gazetarët pse temat e këtilla nuk janë të pranishme në mediat ku punojnë, janë përgjigjur se temat politike mbeten prioritet i politikave redaktuese të redaksive ku punojnë.

Tuneva thotë se në bazë të analizës, ku janë përfshirë gazetarë të shumë mediave në Maqedoninë e Veriut, ka shpërfaqur dhe mungesën e kapaciteteve të redaksive për trajtimin e këtyre temave në aspektin sensibilizues të opinionit për rëndësinë e barazisë gjinore.

“Ka shumë sensacionizëm gjatë raportimeve kur bëhet fjalë për dhunën mbi bazë gjinore. Vetë qytetarët duhet të njohin informimin e drejtë kur kemi të bëjmë me dhunën në familje. Kjo do të arrihet në momentin që redaksitë do të investojnë më shumë në profesionalizmin e gazetarëve përkatësisht do të ndërtojnë kapacitetet e tyre. Do theksuar se edhe vetë gazetarët në anketat që kemi realizuar në kuadër të Institutit për Studime të Komunikimit, kanë treguar se pa dallim të moshës dhe përvojës punonjësit në media kanë nevojë për profesionalizim e tyre kur duhet të raportojnë për dhunën mbi baza gjinore”, thotë për REL-in Tuneva.

Rita Behadini, aktiviste për të drejtat e grave, thotë për Radion Evropa e Lirë se problemet e pabarazisë gjinore trajtohen në media në raste të caktuara apo kur kemi të bëjmë me një problem serioz kur gruaja është viktimë e dhunës.

“Dhuna mbi baza gjinore është një fenomen shumë i përhapur, megjithatë për këtë nuk flitet mjaftueshëm dhe më e keqja as që raportohet mjaftueshëm në institucionet përkatëse”, totë ajo

Sipas saj, kjo ndodh për faktin se mungon reagimi i shpejtë i sistemit të drejtësisë, përkatësisht policisë, prokurorisë dhe gjykatave, me qëllim që t’u përgjigjen në mënyrë adekuate nevojave të viktimave të dhunës në familje.

Behadini thekson se problematike është dhe gjuha seksiste që përdoret në rrjetet sociale, e cila mbetet e pandëshkuar sa herë që mediat trajtojnë ndonjë rast mbi dhunën në familje.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyçi e ka vënë theksin të fuqizimi ekonomik i grave pasi gjysma e tyre në Maqedoninë e Veriut janë jashtë tregut të punës.

“Të gjithë ne duhet ta adresojmë këtë problem dhe të punojmë fuqishëm drejt zvogëlimit të papunësisë te grate. Kjo mund të arrihet përmes ndërgjegjësimit dhe krijimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë në mënyrë që të eliminohet varësia ekonomike e grave”, ka thënë Bytyçi./rel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Nora-Taravari-921x614

Fjalimi emocional i zonjës Taravari, citon një hadith domethënës

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ