Paulo Fonseka nuk po ngroh si trajner i Milanit. Pas nëntë ndeshjeve të luajtura në Seria A numëron 14 pikë, që është larg pritshmërive të tifozëve, për një klub që pretendon titullin kampion.
Zërat në Barcelonë tregojnë se drejtuesit e Milanit kanë një sy te Çavi. Ky i fundit nuk ka zgjedhur asnjë skuadër tjetër, pasi ishte te Barcelona. Sigurisht që gjërat të avancojnë, fillimisht duhet larguar Fonseka. Për Çavin ndërkohë do të ishte aventura e dytë në Europë, pas asaj me Barcelonën.
Vetë Çavi ndërkohë është shprehur se pas eksperiencës si trajner në Spanjë, ka nevojë për pushim. Gjatë kësaj kohe ka treguar dhe po i shijon momentet me familjen.