Mediat po paditin OpenAl dhe Microsoft

INA
INA

01/03/2024

OpenAl dhe Microsoft po përballen me një raund të ri padish nga mediat e ndryshme botërore mbi pretendimet se produktet e tyre gjeneruese me Inteligjencë Artificiale (AI) kanë shkelur ligjet e të drejtave të autorit.

Tre media progresive amerikane, Intercept, Raw Story, dhe AlterNet, kanë ngritur padi në gjykatën federale të Manhattan, New York duke kërkuar kompensim nga kompanitë teknologjike.

“La dolce vita” – një kontrapunkt aktual edhe i shoqërisë sonëÇfarë tha Putini në fjalimin e tij propagandues prej dy orësh?Pushimet në Grand Blue Fafa Resort për vetëm 65 € për person!Propozimi i Zelenskyt për prodhimin e armëve, Rama: Duam të ringjallim infrastrukturën …Bllokimi i Greqisë, Varhelyi: Shqipëria gati për të hapur negociatat, fqinjësia e mirë …

Mediat po pretendojnë se ChatGPT është trajnuar për të mos respektuar të drejtat e autorit, pasi injoron atribuimin, dhe nuk njofton përdoruesit kur përgjigjet krijohen duke përdorur edhe punën e gazetarëve.

Raw Story ka njoftuar se mediat duhet të përballen me OpenAI, pasi sipas saj kompania po shkel Aktin e të Drejtave të Autorit dhe po përfiton nga puna e palodhur e gazetarëve, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Shkeljet e OpenAI, nëse nuk kontrollohen, do të shkatërrojnë më tej industrinë e lajmeve, dhe bashkë me të edhe gazetarët kritik të lajmeve”, tha CEO i Raw Story dhe AlterNet, John Byrne.

Padia e Intercept rendit si të pandehur OpenAI dhe investitorin e tij më të shquar Microsoft, ndërsa padia e përbashkët e ngritur nga Raw Story dhe AlterNet rendit si të pandehur vetëm OpenAI.

“Të pandehurit kishin një zgjedhje: ata mund të stërvitnin ChatGPT duke përdorur vepra gazetarie me menaxhimin e të drejtës së autorit, ose mund mos ta bënin atë. Të pandehurit zgjodhën këtë të fundit”, thuhet në dy paditë.

Paditë e ngritura janë në një seri veprimesh ligjore kundër OpenAl mbi shkeljen e pretenduar të të drejtës së autorit, ku përfshihet edhe një padi nga New York Times që i kërkonte kompanisë të shkatërronte çdo chatbot që përdor materiale nga mediat.

Vala e padive të ngritura pasqyron një shqetësim të madh në të gjithë industrinë e medias se AI gjeneruese do të konkurrojë me mediat e njohura si një burim informacioni.

Ndërsa disa media dhe autorë kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore kundër OpenAI, të tjerë si Axel Springer kanë zgjedhur të jenë partnerë me kompaninë.

Bëhet e ditur se, paditë e ngritura kërkojnë dëmshpërblim dhe përfitime, gjë që i detyron të pandehurit të mbahen përgjegjës për “miliarda euro dëme ligjore”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

Pretendimi se përditësimi më i fundit i iOS i bën pajisjet të papërdorshme, ka një zgjidhje për këtë problem

tik tok

TikTok me shërbimin e ri kërcënon Instagramin

meta-logo-1

​Meta prezanton çipin e ri të trajnimit për inteligjencën artificiale

spacex-leshon-me-sukses-raketen-falcon-heavy_5cb0dafb5e977

Sa i ‘rrezikon’ Starlink kompanitë shqiptare të internetit?

iphone- telefon mobil

Messenger bën ndryshime dhe përdoruesit mezi i kanë pritur!

Elon-Musk-cip

Musk: IA do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore deri në fund të vitit të ardhshëm

tik tok

TikTok po zhvillon një aplikacion të ri që do të konkurrojë me Instagram

Apple-1

Apple do të paguajë shuma të mëdha për të licencuar miliona imazhe me Al

Bitcoin

Bitcoin në 72,600 dollarë: halving është afër

INFO

NA NDIQ