Mediat polake “elozhe” për talentin shqiptar

Picture of ina-online
ina-online

22/09/2023

Ernest Muçi ishte padyshim heroi i Legias së Varshavës në sfidën e Conference League ndaj anglezëve të Aston Villës, pasi shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri, në suksesin 3-2 të polakëve.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të dhe u shoqërua me ovacione nga tifozeria polake, që thirri në kor emrin Ernest Muçi për shumë sekonda.

Muçi ishte njeriu i ndeshjes, teksa sajti sportiv SofaScore e vlerësoi me notën e lartë 8.5. Si më i miri i ndeshjes, sulmuesi shqiptar u vlerësua edhe nga mediat polake që vlerësonin performancën dhe guximin e sulmuesit shqiptar.

“Kur ai u largua nga fusha në minutën e 71-të, ai u prit me ovacione dhe i gjithë stadiumi brohoriti emrin e tij. Me meritë. Muçi ishte heroi i Legias në ndeshjen kundër Aston Villas. Shqiptari shënoi dy gola, duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Muçi luajti trimërisht, nuk u tremb nga veprimet individuale, të cilat i dhanë dobi në aksionin e golit për të çuar rezultatin në 3-2.

Sulmuesi i Legias mund të kishte shënuar edhe një gol para pushimit, por Ezri Konsa e ndaloi në momentin e fundit. Pavarësisht kësaj, Muçi luajti në mënyrë perfekte. Nëse dëshironi të shkëlqeni, është padyshim kjo mënyrë loje dhe në ndeshje të tilla”,- shkruajnë mediat polake.

TË FUNDIT
4 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
5 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
6 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
6 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
19 orë
​Milani tenton sërish për Brojën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
20 orë
Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut
19 orë
​Milani tenton sërish për Brojën
6 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
6 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja

ballkani kf

Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

kane

Një tjetër lajm i keq për Harry Kane

Pep Guardiola

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Armando Broja

​Milani tenton sërish për Brojën

shendrit dehari

Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut

rej manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

INFO

NA NDIQ