Mediat serbe: Edhe kur të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë

Picture of designer@fetishimedia.ch

26/01/2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili de fakto ka qenë negociatori kryesor i Serbisë në dialogun me Kosovën për vite me radhë, nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen kur të arrihet, por këtë do ta bëjë kryeministri i Serbisë.

Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave mes rreshtave këtë e ka thënë vetë Vuçiq në një konferencë për media ku ka folur për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përcjell Telegrafi.

“Unë e di se çfarë do të vendos, por jo në emër të Serbisë. Ata do të vendosin në emër të Serbisë, natyrisht, pasi do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë – organet e tjera kompetente shtetërore dhe ndoshta edhe qytetarët”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Dhe në këtë drejtim, siç vënë në pah mediat serbe, do të ishte e zakonshme dhe normale që marrëveshja të nënshkruhet nga kryeministri, sepse kjo del nga dispozita e Kushtetutës sipas së cilës Qeveria është organi ekzekutiv që zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të Serbisë.

Ndërsa kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare, procedura është që fillimisht të zhvillohen negociatat, pastaj të miratohet teksti i marrëveshjes për të cilën palët janë marrë vesh, pastaj secila palë e njofton marrëveshjen, që do të thotë se përmbajtja e tekstit nuk mund të ndryshohet më, shkruan mediumi serb.

Në këtë drejtim, profesoresha e drejtësisë Vesna Rakiq Vodineliq ka thënë për “Demostat” se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë të gjitha karakteristikat e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Ajo thekson se sipas Kushtetutës së Serbisë, politikën e brendshme dhe të jashtme e udhëheq Qeveria e Serbisë, e cila është përgjegjëse për formulimin dhe zhvillimin e saj.

Presidenti ka autoritetin të përfaqësojë Republikën e Serbisë brenda dhe jashtë vendit, por, siç thekson Rakiq Vodineliq, prezantimi dhe përfaqësimi i shtetit nuk janë të njëjta.

Andaj, nëse do të respektohej Kushtetuta, thekson ajo, marrëveshja duhet të nënshkruhet nga kryeministri i Serbisë (në rastin e tanishëm nga kryeministrja Ana Brnabiq).

Rakiq Vodineliq, megjithatë, thekson se nuk përjashtohet që këtë ta bënte vetë presidenti i Republikës ose ndonjë ministër, i cili do të duhej të kishte autorizimin e Qeverisë së Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Rakiq Vodineliq gjithashtu beson se parlamenti duhet të deklarohet për marrëveshjen e mundshme para se të nënshkruhet, sepse është autoriteti më i “vjetër” dhe qeveria duhet të veprojë sipas udhëzimeve të tij. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË