Mediat serbe: Trump kërkon që çështja e Kosovës të zgjidhet deri në qershor 2020

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë caktuar një afat të ri kohor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Portali serb “Blic” raporton se administrata e presidentit Donald Trump mundohet të sjellë një zgjidhje deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe për këtë arsye kundërshtojnë fuqishëm bojkotimin e zgjedhjeve.

“Blic” shkruan se SHBA-të në muajt e ardhshëm do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta bindur opozitën në Serbi të marrë pjesë në zgjedhje që do të mbahen në pranverën e vitit tjetër.“Në kapacitet të plotë, diplomacia amerikane punon në fronte të ndryshme në mënyrë që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet deri në qershor, 2020”, tha një burim i “Blic”.

Përveç kontakteve të shpeshta mes zyrtarëve amerikanë dhe krerëve të Serbisë dhe Kosovës, diplomatë nga SHBA-ja mundohen ta afrojnë qeverinë dhe opozitën në Serbi që nëpërmjet dialogut të arrihet një marrëveshje dhe të shmanget bojkoti i zgjedhjeve