Mediat turke zbulojnë arsyet se pse Xherdan Shaqiri nuk kaloi te Fenerbahçe

0

Fenerbahçe që bëri disa transferime të mëdha këtë verë, ishte shumë e interesuar edhe për Xherdan Shaqirin e Liverpoolit.

Gjatë periudhës së afatit kalimtar, Fenerbahçe ishte shumë afër të transferonte Xherdan Shaqirin, i cili mban veshur fanellën e Liverpoolit në Ligën Premier.

Klubi turk kishte marrëveshje që të merrte yllin shqiptar si huazim, me Liverpoolin që kishte pranuar marrëveshjen.

Sipas informacionit të publikuar nga mediat turke, trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp ndryshoi mendje në minutën e fundit.

Humbja e thellë ndaj Aston Villas me rezultat 7-2 më 4 tetor, bëri trajnerin gjerman që të ndërrojë mendje.

Klopp ka thënë se do t’i duhen shumë lojtarë që ta mbyll sezonin, pasi që ka ndeshje shumë shpesh.

Fenerbahçe në atë kohë ishte duke e pritur Shaqirin në Stamboll dhe ishte e tronditur me faktin që klubi e bllokoi.