Mediet italiane zbulojnë lojtarin më të rëndësishëm te Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia

Picture of ina-online
ina-online

11/06/2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse.

Shqipëria ndodhet në Grupin B ose thënë ndryshe në “Grupin e Ferrit” së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Mediet italiane kanë përgjedhur “yllin” e secilës prej katër kombëtareve në fjalë në prag të nisjes së EURO2024.

“Ylli i Shqipërisë

Lojtari më i rëndësishëm për Shqipërinë, sipas medieve italiane është sulmuesi Armando Broja.

Pavarësisht se nuk kaloi një sezon të mirë mes Chelsea-t dhe Fulham-it në Premier League, trajneri Sylvinho e mori Brojën në Europian për të arritur sukses në një grup ku Shqipëria konsiderohet si “Hirushja”.

Dëmtimi që pësoi në ligament nuk e lejoi Brojën të merrte pjesë në fazën kualifikuese të EURO2024, ndërsa rikthimi në fushë pas dëmtimit nuk ishte emocionues dhe menaxhimi në grup nuk ishte shumë i thjeshtë.

Pavarësisht kësaj, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për të mos qenë në qendër të projektit të Shqipërisë dhe Sylvinho-s. Madje në Itali ai është duke u ndjekur me shumë interes nga Milan dhe ndoshta e ardhmja e sulmuesit shqiptar mund të jetë në Serie A, me “kuqezinjtë”.

Ylli i Italisë

Lojtari më i mirë i Italisë konsiderohet portieri Gianluigi Donnarumma, i cili prej vitesh është një nga portierët më të mirë në botë dhe vjen në EURO2024 nga një sezon i shkëlqyer në Francë me fanellën e Paris Saint-Germain. 25 vjeç, ai tashmë ka bërë më shumë se 60 paraqitje për Kombëtaren dhe do të shfaqet në Gjermani me shiritin e kapitenit në krah.

Ylli i Spanjës

Mesfushori i Manchester City-t, Rodri do të drejtojë Spanjën në një kampionat europian që i sheh “furitë e kuqe” shumë në formë. Ai është ndër liderët e City-t të Guardiolës dhe ka fituar gjithçka me skuadrën e Manchester-it në vitet e fundit. Ndër sukseset e tij të shumta, një Champions League e fituar si protagonist. Një vit më parë ishte ai që shënoi golin e fitores ndaj Inter-it në finale.

Ylli i Kroacisë

Shumë menduan se ai do të tërhiqej nga Kombëtarja pas Botërorit Katar 2022, ku Krocia u rendit në vend të tretë, por në vend të kësaj, Luka Modriç, futbollisti më i mirë në historinë e futbollit kroat, është ende në qendër të projektit të skuadrës së vendit të tij. 174 paraqitje për ekipin e tij kombëtar, gjashtë fitore në Champions League me Real Madrid, karriera e tij është histori më vete”.

TË FUNDIT
2 orë
Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu
3 orë
Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose...
3 orë
Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”...
4 orë
Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet
4 orë
Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

ME TE LEXUARA

13 orë
Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara
1 ditë
8 ndryshime në formacion, mësoni si do të luajë Spanja ndaj Shqipërisë
12 orë
Plani i Spalletit:​Italiani më i mirë kundër Shqipërisë mbetet në stol ndaj Kroacisë
1 ditë
Uragan kuqezi për të mposhtur Spanjën, Shqipëria ‘fiton’ me tifozët (Numri)
12 orë
Granit Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani – Zvicër nga UEFA
1 ditë
Dueli për kreun e grupit A, Granit Xhaka paralajmëron Gjermaninë

LEXO MË SHUMË

berat gjimshiti

Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu

zvicra

Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose…

zlatko dalic

Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”…

messi

Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet

Ronaldo

Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

kroacia futboll

Kroaci–Itali luhet për gjithçka

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

xhaka zvicer

Granit Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani – Zvicër nga UEFA

spaleti

Plani i Spalletit:​Italiani më i mirë kundër Shqipërisë mbetet në stol ndaj Kroacisë

INFO

NA NDIQ