Mediet në Spanjë: Kjo është arsyeja e largimit të papritur të Zidanes nga stërvitjet e Realit

0

Zinedine Zidane gjatë ditës së premte me urgjencë ka lëshuar stërvitjet te skuadra e Real Madridit në Kanada, për t’u kthyer në Madrid.Skuadra e Real Madridit, ka katër ditë që është vendosur në Montreal, për përgatitjet për sezonin e ri.Por, trajneri Zidane është detyruar të largohet nga stërvitjet të premten pasdite.Real Madrid përmes një reagimi ka bërë të ditur se Zidane është larguar për arsye personale, përcjell lajmi.net.Por, mediet në Spanjë raportojnë se ky largim ka të bëjë me gjendjen e rëndë shëndetësore të një prej vëllezërve të tij, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim për këtë