Mediumi gjerman jep një detaj befasues për Granit Xhakën!

Picture of Ina Online
Ina Online

25/06/2025

Trajneri i ri i Bayer Leverkusenit, Erik ten Hag e ka “mërzitur” mesfushorin e Kosovës, Granit Xhaka, raporton mediumi gjerman “Sport Bild”.

Raportimet zbulojnë se ten Hag nuk e kishte kontaktuar Xhakën plot tri javë pasi e kishte marrë në dorë ekipin gjerman.

Trajneri holandez fillimisht kishte thënë se do t’ju japë hapësirë lojtarëve, por duket se kjo sjellje nuk i ka shkuar për shtati ekipit.

Javën e kaluar, ish-trajneri i Manchester Unitedit më në fund foli me Xhakën dhe ia bëri të qartë përfaqësuesit zviceran se e sheh atë si pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij.

Sidoqoftë, lojtarët kryesorë të “Farmaceutikëve” si Jeremie Frimpong, Jonathan Tah e Florian Wirtz, bashkë me trajnerin Xabi Alonso, u larguan nga ish-kampioni i Gjermanisë.

Kjo ka qenë arsyeja se pse Xhaka ka vendosur të reflektojë sa i përket së ardhmes së tij.

Thuhet se Milani është mjaft i interesuar për 32-vjeçarin dhe raportimet nga Italia thonë se Xhaka tashmë e ka dhënë dritën e gjelbër të transferimit të tij në San Siro.

“Sport Bild” tash raporton se ylli nga Kosova dëshiron që dy klubet të arrijnë marrëveshje pasi ai tashmë e ka dhënë “miratimin”.

Milani i kishte ofruar javën e kaluar 10 milionë euro, shumë kjo që i është dukur e pamjaftueshme Leverkusenit, i cili i kërkon së paku 15 milionë euro për kartonin e Xhakës.

Derisa Leverkuseni do të preferonte ta mbajë Xhakën, klubi gjerman është i vetëdijshëm se nuk mund ta mbajë lojtarin pa dëshirën e tij, duke e pasur parasysh se ai mund të ndikojë në atmosferën në dhomat e zhveshjes.

TË FUNDIT

Zjarret në Shkup nxisin krizë politike: Qeveria dërgon alarme te ambasadorët, përmenden emra të njohur!

Shqiptarja që i bëri të gjithë zviceranët të festojnë! Ja arsyeja

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË