Megi Pojani reagon pas videos te varri i të afërmes që shkaktoi shumë zhurmë në rrjet

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/04/2023

Megi Pojani ka reaguar pas videos që u bë virale në rrjet ku shfaqej te varri i stërgjyshes. Videoja u kritikua ashpër dhe nisur nga kjo Megi ka vendosur t’i sqarojë të gjithë, duke kërkuar falje për ata që mund të jenë prekur.

Ajo ka shkruar se kjo është mënyra se si e ndërton raporton me njerëzit e saj të dashur, por kjo nuk do të thotë që tregon mungesë respekti.

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia te videoja që është publikuar sot. Kam qenë të varri i stërgjyshes sime, ku shkoj shpesh, e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja; marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën dhe lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë edhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza, mami ngarkohet dhe ne mundohet ta bëjmë të qeshë me “idiotësitë tona”. Kjo është shumë intime.

I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë) mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam e vetëdijshme se sa mund të lëndojë, sa ç’jam e vetëdijshme për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjetet sociale të mos keqkuptohet dhe të mos interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindjen që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit, kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjetet sociale”, ka shkruar Megi.

https://www.facebook.com/politikaon/posts/586330230228104

TË FUNDIT

Jozi e quan i “pashkollë”, Gjesti i jep përgjigjen e duhur në Big Brother

Përplasje e fortë pas eliminimit: Gjesti tallet me Xumin në Big Brother VIP Albania 4

BDI: Qeveria jolegjitime ka shkelur Kushtetutën, MO dhe ligjin për gjuhët!

Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani

Ahmeti: Vendimi djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik – skandaloz, antikushtetues dhe kundër MO-së

Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË