Garuesi i Klubit të karatesë, “Bashkimi 2002” nga Kumanova Besart Memeti ka udhëtuar drejtë kampionatit botëror për kadet, junior dhe u21 i cili do të mbahet në Venecia të Italisë.
Shkuarja e tij edhe kësaj radhë është ndihmuar me një shumë të konsiderushme të të hollave nga Shoqata e mërgimtarve të Çerkezit.
Trajneri i klubit, Mursel Misioni shprehet falendërues për të gjithë dashamirët e sportit, të cilët ndihmuan pjesëmarrjen e Besartit në këtë garë të rëndësishme në Itali.
Ka vite që kanë migruar në vendet e ndryshme të Evropës, por mërgimtarët e fshatit Çerkez të Kumanovës janë një shembull se si duhet atdheu dhe vendlindja, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Ata ka vite që janë bërë bashkë dhe kanë formuar shoqatën “Mërgimtarët e Çerkezit” me një mision human për ti ndihmuar familjet në nevojë, jetimët, invalidët, sportistët dhe projekte tjera zhvillimore për vendlindjen.
Ata ndihmojnë në ndërtimin e shtëpive për familjet që përballen më nje varfëri ekstreme, investojnë në dije, duke ndihmuar me të ardhura të rregullta studentët, investojnë në shkollë e xhami.
Disa herë kanë ndihmuar sportistët, posaqërisht Klubin e karatesë “Bashkimi”, duke ndihmuar pjesëmarrjen në kampionate ndërkombëtare.
Këta mërgimtarë janë heronjtë e heshur të kohës sonë. Janë filantrop, që kërkojnë të nxisin mirëqenien e të tjerëve, veçanërisht nga dhurimi bujar i parave për shkaqe të mira.
Për festat e Bajramit dhe festa tjera, ata kanë shprehur bujarinë e tyre, duke dërguar pako të shumta ushqimore për familjet në nevojë.
Për gjithë këto aktivitete nuk bëjnë shumë zhurmë, sepse e bëjnë me zemër dhe me medje.
Aty ku nuk duket dora e shtetit dhe institucioneve, mërgimtarët e ndajnë kafshatën e tyre për të sjellur gëzim dhe lumturi në vendlindjen e tyre.
Ilhan Ramadani është anëtarë i kryesisë së shoqatës. Ai është dëgjues i mirë i banorëve të fshatit, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Shpeherë i sugjeron ata që të paraqesin një kërkesë, të cilën ua dërgon mërgimtarëve dhe shoqatës për ta shqyrtuar dhe nisur aktivitetin e bamirësisë. (INA)