Mehaj dhe Güler bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Turqi (FOTO)

INA
INA

25 Korrik, 2023

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj  është duke qëndruar në  vizitë zyrtare në Turqi. Ai, në këtë vizitë, është i shoqëruar nga gjeneral Hysen Dreshaj, kolonel Ali  Krasniqi, kolonel Astrit  Haliti, kolonel Binak Zekaj dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu.

Përmes një komunikate për medie bëhet  e ditur se gjatë ditës së sotme ministri Mehaj, së bashku me delegacionin,   kanë zhvilluar  një takim me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Ministri Mehaj fillimisht ka uruar  Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë  diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

“Ky bashkëpunim do të vazhdohet  në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona. Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme. Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor”, thuhet në komunikatë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

festime-flamuri-kosoves

Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

escobar-kurti

Escobar për Kurtin: E ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”

escobar eskobar gabriel

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

armina nuraj

Reagon përfaqësuesja e shqiptarëve nga Sanxhaku: Nuk jam serbe, pse nuk po ma pranoni diplomën në Kosovë!

vjosa osmani biden

Vjosa Osmani takohet me Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

INFO

NA NDIQ