Analisti Sulejman Mehazi ka komentuar ikjen e ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit.
“Largimi tinëzar i ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, nga urdhëresa e prokurorisë së RMV-s për të paraburgosur tregon se Grubi s’është “i pastër si loti”, por doli gënjeshtar, pra ikja tregon se Grubi paska qenë koka korruptive e ish-qeverisjes LSDM-BDI. Ikja spektakolare e Grubit nga RMV-ja krahasohet me ikjen e ish-kryeministrit të RMV-s, Nikolla Gruevskit, dallimi është se Grubi me makinë zyrtare iku në Kosovë, kurse Gruevski me makinë zyrtare iku në Shqipëri nga Shqipëria në Hungari. Këto ikje të funksionarëve të lartë të shtetit na detyrojnë të mendojmë se RMV është rruga më e sigurtë për t’u pasuruar e për të ikur nga prokurorët dhe gjykatësit e brishtë të këtij shteti.
Se klanet e rrezikshëm korruptive qeverisëse BDI-LSDM në RMV paskan qenë të dyfishta, klani i parë për të zhvatur sa më shumë shtetin, klani i dytë qeverisës paskësha qenë që ish-funksionarëve të korruptuar ju sigurohen makina diplomatike për të ikur nga ndjekja e prokurorëve dhe gjykatësve të RMV-s. Kështu deklaroi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski, që tha se: “ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës.”, dekalron ai.
Tutje, Mehazi shprehet se për fat të keq, baza e ikjes së politikanëve të korruptuar të RMV-s është Shqipëria dhe Kosova.
Ai shton se, “Vënia e amerikanëve në Listën e Zezë të tre funksionarëve të lartë të BDI-së: Xhevat Ademin, Ramiz Mekon dhe Artan Grubin janë paralajmërime ogure krim. Rrjedha e ikjes së Artan Grubit dhe Përparim Bajramit në Kosovë del nga klanistët e njëjtë korruptive të ish-kryministrit të RMV-së, Nikolla Gruevskit, lidhja kriminale zinxhirore e ikjeve të Gruevskit, Grubit dhe Bajramit është e të njëjtës vijë kriminale: Gruevski – Mihallkov – Grubi, Bajrami e BDI.
Për fat të keq, baza e ikjes së politikanëve të korruptuar të RMV-s është Shqipëria dhe Kosova, Gruevski iku me targa diplomatike në Shqipëri, gjersa Grubi iku në Kosovë, mjerisht Shqipëria dhe Kosova duarhapur e me kënaqësi i pranojnë politikanët me përmasa të mëdha korruptive të RMV-së.
Hapur vërehet se çerdhet transite të ikjes së poltikanëve të korruptuar të RMV-s janë Shqipëria dhe Kosova.
Mos ndoshta baza kriminale e ikjes së Gruevski dhe Grubit rrjedh nga klani i rrezikshëm shqiptare-maqedonase: Edi Rama- Pronto – Ali Ahmeti – Mihallkovi – Gruevski. Nëse Grubi merr azil politik në Hungari atëherë ky konstatim do del i saktë, nëse merr azil poltik në Serbi apo Rusi atëherë ky klan korruptiv i ikjes së Grubit mund të jetë serbe-ruse.
Vënia e amerikanëve në Listën e Zezë të tre funksionarëve të lartë të BDI-së: Xhevat Ademin, Ramiz Mekon dhe Artan Grubin janë paralajmërime ogure kriminale për BDI-n në krye me Ali Ahmetin”, përfundon Mehazi./Botasot/