Mehmedoviq: Nga 800 fëmijë të testuar në shkolla, vetëm tetë kanë rezultuar pozitiv

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/02/2022

Nga 800 fëmijë të testuar në shkolla, vetëm tetë kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, informoi sot zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Zlate Mehmedoviq.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Si të mundësojmë sekretimin e insulinës natyrale në shtëpi dhe të kurojmë diabetin!
Sponsored by MonadPlug

“Skriningu në shkolla nuk ka përfunduar ende. Duhet të kemi numrin që kemi premtuar në fillim, një mostër përfaqësuese prej 1800 ose 2000 të anketuarve. Interesimi ishte i madh. Rreth 5000 prindër kanë rënë dakord për testimin e fëmijëve të tyre. Të dhënat fillestare tregojnë se në këtë moment nga 800 fëmijë të testuar, vetëm tetë janë regjistruar pozitivë, tha Mehmedoviq, i cili theksoi se për të pasur përfaqësimin e të dhënave duhet të përfundojë skriningu i numrit të parashikuar, të përcaktuar me metodologjinë e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Mehmedoviq theksoi se këtë javë ka një trend në rënie të të infektuarve në të gjitha grupmoshat, përfshirë atë të fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 14 vjeç, në të cilin javën e kaluar ka pasur rritje të transmetimit.

“Rritja e numrit të fëmijëve nga gjashtë në nëntë dhe 10 në 14 vjeç, ishte një alarm për aktivizimin e këtyre mekanizmave dytësor të kontrollit për të parë nëse ka një transmetim më të lartë të virusit në shkolla. Por, siç thashë, ka një tendencë në rënie në të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe këtë. Numri i vogël i nxënësve të infektuar nuk duhet të jetë vetëm për shkak të transmetimit në shkolla, por edhe trendit aktual të rënies së numrit në të gjitha grupmoshat”, tha Mehmedoviq.

TË FUNDIT

ANATOMIA E NJË DEBATI POLITIK

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË