Mëkatarët kanë humbur ekuilibrin, i tmerrojnë prangat

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

shkruan: Bardhyl BERBERI

Pogradeci, është nga ato qytete që për Ata që kanë qënë pushtetarë apo deputetë kanë oazet e tyre , vila hijerëndë në breg të liqenit hyrje luksoze në pikat më të bukura turistike duke filluar që nga Tushemishti. Por ka disa kohë që ju ka rënë kapadaillëku.

ATA janë të braktisur nga të gjithë dhe të frikësuar nga zhurma e prangave që u tringëllon në vesh.. Personat që kanë ngjyer duart e pista në pronat e të tjerëve apo që kanë grabitur djersën e popullit kanë ngelur të shushatur. Arrestimi i Lefter Kokës apo Alqi Bllakos me kompani dhe dosjet që janë mbi tavolinë tregon se SPAK ka filluar të shfletojë defterët dhe mekatarët duket do t`i mbylli në qeli.

Atyre nuk iu hyjnë në sy ujkendet dhe pushimet. Frika e arrestimeve u ka prishur gjumin. Opozita e çorientuar nga shumë mëkate që ka ndaj popullit nuk gjen një kallëzues real që të sulmojë pozitën, por merret me rritje rrogash dhe premtime që askush nuk i gëlltit.

Mëkatarët kanë humbur ekuilibrin. Flasin përçart. I sheh të zbehtë, nuk u hyn asgjë në sy. Ato vila hijerënda anembanë Shqipërisë, madje dhe jashtë saj nëpër vendet më ekzotike e nëpër Europë, iu duken si fantazma që do t’i gllabërojnë brenda tyre. Makinat luksoze, numrat e llogarive nëpër bankat e huaja tashmë janë kërcënuese e iu janë kthyer si sëpata e Demokleut.

Edhe dashnoret e tyre po e ndjejnë këtë “ Vjeshte ” të ftohtë që nuk iu bën derman kokave të tyre të nxehta. Ato janë braktisur. Ju mbyllin telefonat dhe nuk duan të pipëtijë asgjë përveç ritmit të çrregullt të zemrës së tyre. Ata i ka bërë llogaritë gabim. Paraja e fituar pa djersë …dhe vjen një ditë që të nxjerr në ankand ATA edhe pse ikin nga kryeqyteti në fundjavë dhe kalojnë kohën te vilat e tyre në bregdet apo jashtë shtetit, po i ndjek ankthi. ATA kanë humbur gjumin e flenë me qetësues. Shohin ëndrra të frikshme dhe në mëngjes zgjohen me sytë të buhavitur me rrathë të zinj nga pagjumësia. Tashmë secili mendon për kokën e vet. Populli thotë: Çdo dhi varet për këmbët e saj. Ata janë të trembur deri në palcë . Po hapen shumë plagë. ATA që janë përzierë në këto afera abuzive apo falsifikime pronash, janë zënë ngushtë si miu në çark. Opozita edhe pse akuzon qeverinë për vjedhje dhe korrupsion nuk mund të dalë e larë, pasi është e zhytur vetë në gjithë këtë mesele. Kur ajo ishte në pushtet apo në bashkëqeverisje dhe ka jo pak skandale, ku do të vijë ai çast i vështirë edhe për ta.

Dosjet e nxehta të grabitjes së pronave, CEZ, Gërdeci, katër vrasjet e 21 janarit dhe shumë afera të tjera po i tërheqin prej hunde këta zullumqarë. Në vilat hijerënda të zhytura në luks ku dëgjohen vetëm lehjet e qenve të fisëm të racave nga më të njohurat që kalojnë sa nga njëra anë e vilës tek tjetra… Ata kërkojnë të zotët e këtyre vilave, të cilët kanë shumë kohë që nuk vijnë aty. Vilat në breg të liqenit pretendonin se banorët e tyre, deputetë, pushtetarë, ish-pushtetarë, kishin shkëlqimin dhe pastërtitë e ndershmërinë, të paktën kështu betoheshin banorët e tyre se punonin dhe shkriheshin për hallet e popullit.

Më pas mbylleshin brenda kangjellave të vilave ku dëgjohej trokëllitja e gotave të kristalta nën dritën vezulluese të shandanëve të artë. Por ATA sot ndihen të vetmuar dhe të anatemuar në çdo bisedë dhe më tepër se kushdo këtë vetmi dhe “tërmet” që pritet të bjerë, … Kjo është jeta, nuk mund të jesh i lumtur dhe i qetë shpirtërisht me pará të vjedhura dhe abuzime, por vjen një ditë që duhet ta kalosh jetën me brenga apo në qeli. Është një kosto që duhet ta paguajë secili zullumqar, por dhe nëse je i varfër dhe i ndershëm, të nesërmen të pret një shpresë.

Tashmë, ata i pret vuajtja dhe vetmia, ndërsa ata që ju kanë vjedhur djersën, shpresa te Vetingu se një ditë ky vend mund të bëhet…Në këtë prag zgjedhjesh lokalesh demagogjia e tyre për të veshur ide të vogla me fjalë të mëdha premtimesh ju ka dalë boja .Shumica e problemeve sot në botë shkaktohen nga njerëz të paaftë që kanë hipur nepër karrike të medhaja . Kur i pyet ata nëpër intervista Ata heshtin . Nuk ka gjë më të bukur se të dëgjosh heshtjen e një budallaj që nuk iu përgjigjet pyetjeve por hidhet degë më degë me fjalë boshe . Ngado dëgjon lloj lloj thashethemesh që janë aq shumë saqë janë kthyer tashmë në mitologji . Vetëm një gjë duhet të kemi të qartë në këtë prag zgjedhjesh se përfaqësuesit e këqinj në parlament zgjidhen nga njerzit e mirë që nuk shkojnë të votojnë. Klasa politike tek ne në këto 30 e ca vjet për të gjitha këto dëme që i ka shkaktuar popullit është një turp i madh. Frojdi ka thënë : Mungesa e plotë e turpit është tregues i parë i cmendurisë …. Pasuria dhe karriera e njerzve të mëdhenj matet gjithmon me mjetet me të cilat është arritur …Gjithësesi të gjithë Ata që i kanë bërë duart pis me djersën e popullit kanë filluar të ndjejnë aromën e qelive dhe tringëllimin e prangave …

TË FUNDIT
15 orë
Viti i ri arsimor, presidenti Begaj mesazh nxënësve: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë
2 ditë
Projekt i ri për PS, çfarë zhvillimesh priten të ndodhin në Asamble!
2 ditë
Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit
2 ditë
“Shqipëria, destinacioni perfekt”, revista italiane: Shijoni pushimet duke kursyer, por pa sakrifikuar cilësinë
2 ditë
Ndryshojnë rregullat për të marrë pasaportën shqiptare, çfarë parashikon drafti

ME TE LEXUARA

15 orë
Viti i ri arsimor, presidenti Begaj mesazh nxënësve: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Viti i ri arsimor, presidenti Begaj mesazh nxënësve: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë

edi rama

Projekt i ri për PS, çfarë zhvillimesh priten të ndodhin në Asamble!

baton haxhiu

Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

ksamil sarande

“Shqipëria, destinacioni perfekt”, revista italiane: Shijoni pushimet duke kursyer, por pa sakrifikuar cilësinë

pasaporta-shqiptare

Ndryshojnë rregullat për të marrë pasaportën shqiptare, çfarë parashikon drafti

Alfred Peza

Plas skandali! Spikerja e lajmeve, letër Këshillit Drejtues të RTSH-së për Alfred Pezën: Më dërgonte mesazhe, më kërkonte…

astrit lulushi

Lamtumirë koleg i dashur, Astrit Lulushi!

skenderbeu gjergj kastrioti hora e arberesheve

Shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Sindromi i Fregolit

durres-plazh-bregdet

Turizëm në vjeshtë! CNN e rendit Shqipërinë në mesin e 6 destinacioneve ideale për të vijuar pushimet

INFO

NA NDIQ