Melinda Ademi njofton fansat për këngën e radhës

Këngëtarja njoftoi fansat e saj.

Përmes një imazhi të publikuar në storie në Instagram nga studio, Melinda shtoi dyshime se po përgatit diçka të re.

Ajo ndau pamje të mikrofonit derisa shkroi edhe një përshkrim se ka dashuri të madhe ndaj studiove muzikore.

“I dua studiot”, shkroi Melinda në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë se, “Qa din ti” është projekti i fundit muzikor i lansuar nga Melinda dy javë më parë dhe deri më tani ka arritur 4 milion shikime.