Memedi: Mosdalja në votime lë hapësirë për manipulime

0

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memedi tha se për fat të keq abstenimi dhe mos dalja e shqiptarëve është e lartë dhe kjo sipas tij është e dëmshme për tërë procesin. Ai tha se nëse nuk dalin votuesit lihet hapësirë për manipulime. Sipas tij në zonën pestë zgjedhore shqiptarët mund të nxjerrin tre deputetë.

“Tash kemi një situatë tjerë. Kemi Dibrën që është e tëra në zonën pesë dhe kemi komunën e Mavrov-Rostushë e cila është në zonën 5. Ky është një shans i mirë për tu rrit përfaqësimi i shqiptarëve me tre mandate. Nëse është 2-1 për koalicionin dy me një, do të ishte mirë për shqiptarë por nëse ndodh e kundërta atëherë nuk do të jetë mirë për shqiptarët”, tha Memedi.

Memedi tha se në adresë të tij kanë ardhur disa kërcënime, ndërsa dëshira e fundit ishte e një militanti i cili ka dashur ta shoh atë të vdekur pas 15 korrikut. /SHENJA