Memeti: ASH shpresa e shqiptarëve

Shkruan Mehdi Memeti

Shqiptarë jam prej thembrave e deri në maje të kokës por hujet e shqiptarëve nuk i dua !

Pas gjithë këtyre katrahurave politike,respektivisht rreth partive politike shqiptare në Maqedoni për plot 27 vite “DEMOKRACI”, që s`ka nevojë t`i numërojmë, ka ngelur edhe një shpresë e vogël tek partia e Aleancës për shqiptarët-me liderin Ziadin Sela .Nëse edhe kjo parti dështon,se të tjerat veç dihet, atëherë defenitivisht ne si shqiptarë kemi problem me veten tonë dhe me askend tjetër.Gjatë gjithë kësaj periudhe 27 vjeçare politike vazhdimisht politikanët tanë vrapojnë pas tragut e jo pas ujkut. Më e keqja është se e kemi helmuar edhe rrininë kësisoji,fatkeqësisht !?…
Andaj po themi:Shqiptarë jam prej thembrave e deri në maje të kokës por hujet(tabihatet) e shqiptarëve nuk i dua dhe nuk do ti dua sa të jetë jeta.(Kuptohet me përjashtime të vogla).
Kam thënë,them, dhe do ta them: se do t`i dua gjitha partitë politike shqiptare që do të punojnë për popullin tim.Pavarësisht cila do të jetë ajo…pra,kemi nevojë që ta tejkalojmë vetëveten si shqiptarë.Pa e kaluar vetëveten,s`bëjnë dot shqiptarët.Nevojë e patjetësuseshme…
Uroj,që shqiptarët së pari ta tejkalojnë vetëveten!