Memorandum për mbrojtjen e parkut më të madh ndërkufitar në Evropë

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova sot kanë nënshkruar memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes këtyre tri shteteve të cilat kufizohet njëra me tjetrën. Ministrat e angazhuar për çështjet ekologjokike të shteteve në fjalë firmosën memorandumin i cili parasheh mbrojtjen e mjediseve të rajonit Korab-Koritni, Sharr, Mavrovë dhe Mali i Sharrit.

Ministri i Mjedisit, i Planifikimit Hapësinor i dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, nëpërmjet Facebook-ut, njoftoi se kjo bëhët kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë.

“Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtatare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që t’i zhvillojmë, t’i promovojmë, t’i menaxhojmë e t’i ruajmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare”, shkruan ministri Aliu, përcjell TRT.

Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin të përfaqësuara nga ministrat Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini.