Memoriali i Jonuz Musliut: Jetën ia kushtoi lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve (video)

Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit dhe njëherit djali i Jonuz Musliut, duke kujtuar babanë e tij në 3 vjetorin e vdekjes tha se nuk u organizua Akademi ashtu sic ishte plani.

“Në përvjetorin e tretë nuk mundëm ta organizojmë Akademinë Përkujtimore ashtu siç çdo vit do të jetë traditë, por këtë vit përuruam memorialin në vendin e prehjes së Jonuz Musliut, liderit të shqiptarëve të Kosovës Lindore”, është shprehu Shqiprim Musliu.

Ai ka falënderuar edhe kontribuesit për memorialin e ndërtuar të Jonuz Musliut në fshatin e tij të lindjes në Koncul të Bujanocit.

“Ky memorial u realizua falë kontribuesve për të cilët i jam mirënjohës gjithsecilit për kontributin e tyre”, shkroi mes tjerash Shqiprim Musliu.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Janari, flakadan i pashuar!

Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut të cilat tashmë tradicionalisht zhvillohen nga 18 deri më 20 janar, në përvjetorin e tretë nuk mundëm ta organizojmë Akademinë Përkujtimore ashtu siç çdo vit do të jetë traditë, por këtë vit përuruam memorialin në vendin e prehjes së Jonuz Musliut, liderit të shqiptarëve të Kosovës Lindore aktivist e veprimtar i çështjes kombëtare i cili tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin tonë.

Lavdi veprës së Jonuz Musliut,

Lavdi veprës së të rënëve për liri e çlirim!/Titulli.com