Memoriali për eksodin kosovar në Strugë sot para Gjykatës Kushtetuese të RMV-së

ina-online
ina-online

6 Shtator, 2023

Në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut sot do të jetë në rend dite Pllaka Memoriale në Strugë, që i dedikohet këtij qyteti dhe të gjithë qytetarëve të saj në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për pritjen vëllazërore, akomodimin dhe përkujdesjen e popullatës së shpërngulur me dhunë nga Kosova gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999.

Kjo gjykatë do të vlerësojë se a është në përputhje me ligjin dhe procedurat tekniko-ligjore vendosja e këtij monumenti. Ndërsa iniciativa në gjykatë është dërguar nga këshilltari komunal dhe kryetari i degës së partisë VMRO-DPMNE në Strugë,Alen Dereban dhe qytetarë të tjerë, në lidhje me vendimin për vendosjen e pllakës përkujtimore me nr.08-4322, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës më 27.10.2022, përcjell INA.

Këta ankues pretendojnë se vendimi është marrë pa rishikuar projektin bazë dhe dokumentacionin teknik dhe nuk ishte paraparë as në planin detal dhe të përgjithshëm të Komunës së Strugës, por sipas tyre, vendimi bie ndesh me disa dispozita të Ligjit për Monumentet Memoriale dhe Vendbanimet.

Pllaka Memoriale është vendosur para Konsullatës së Kosovës në Strugë me iniciativë të saj, dhe që i dedikohet Strugës dhe të gjithë qytetarëve të saj në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për pritjen vëllazërore, akomodimin dhe përkujdesjen e popullatës së shpërngulur me dhunë nga Kosova gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Nën iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë dhe Konsullit të Përgjithshëm z.Agim Krasniqi dhe me donacion të biznesmenit të suksesshëm nga Struga z. Mendi Qyra atëkohë ishte vendosur gurthemeli i Pllakës Përkujtimore, që tani qëndron si monument historik që vizitohet nga vizitorë të ndryshëm. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

Gruevski-Mijallkov-dhe-Jankullovska-780x439

Jankullovska: Unë kurrë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

burgu

Me 24 milionë euro do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, ja sa të burgosur pritet të vendosen në këtë objekt

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

INFO

NA NDIQ