Menaxhimi i tokës bujqësore dhe i ujërave të zeza urbane në Ballkanin Perëndimor

Ndryshimet klimatike bëjnë të domosdoshme një menaxhim më të mirë të tokës bujqësore dhe të ujërave të zeza urbane në Ballkanin Perëndimor.
Sipas një raporti të fundit të Komisioni Evropian përgatitur nga Qendra e Përbashkët Kërkimore lidhur me gjendjen e mjedisit, të tokës, të ajrit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor thuhet se përparimet në këto fusha mbeteten të kufizuara.

Manaxhimi i ujërave

Raporti vë në dukje që “një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit të BE-së në sektorët e ujit dhe mjedisit tashmë është përfshirë në rregulloret kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor por nevojiten ende përpjekje të konsiderueshme për të krijuar praktika funksionale të menaxhimit të ujit”.

Gjetjet e raportit flasin që ndotja nga ujërat e zeza urbane mbeten shqetësuese në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse “investimet në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza janë prioritet në këtë rajon.

Zbatimi i rregullores së BE-së për ripërdorimin e ujit ka një rëndësi të veçantë në Ballkanin Perëndimor “për shkak të rritjes së nevojave për ujë nga njëra anë, dhe të mungesës së përgjithshme të ujit të disponueshëm nga ana tjetër, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin e pritshëm të ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor” vë në dukje raporti. Sipas të dhënave të paraqitura në këtë raport rritja e kapacitetit hidroenergjetik në të gjithë rajonin duhet kryer me shumë kujdes për të ruajtur ekosistemet e brishta ujore në rajonet kodrinore dhe malore.”