Mendi Qyra: Miratimi i Korridorit 8 dhe 10 i rëndësishëm, njëkohësisht edhe i vonuar

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/03/2023

Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra në një prononcim për KDP thotë se projekti i korridorit 8 dhe 10-D është vonuar, ngase siç thotë ai, përfitimet potenciale që RMV i posedon, i ka lëshuar përgjatë viteve që e ka neglizhuar projektin në fjalë.

“Korridori 8 si projekt vlerësojmë se është i vonuar ngase përfitimin potencial që vendi ynë e ka lëshuar përgjatë këtyre viteve të mos realizimit dhe ndërtimit të saj, është shumë i madh. Në anën tjetër, ne si vend kemi krijuar reputacion të keq të infrastrukturës rrugore për shkak të investimeve minimale në këtë drejtim derisa shtetet fqinje investonin qindra miliona apo miliarda euro duke e përshpejtuar ekonominë dhe rritjen e tyre”, theksoi Mendi Qyra.

Sipas tij, arsyeja pse ky korridor është i rëndësishëm, është se në RMV kryqëzohen dy korridore të mëdha panevropiane, korridorit 8 dhe 10-D, duke i dhënë kështu qasje çdo ekonomie dhe shërbimi transportues që kalon në Maqedoninë e Veriut.

“Me këtë i jepet qasje direkte çdo ekonomie dhe shërbimi transporti që kalon nëpërmjet RMV-së duke u i kryqëzuar për Detin e Zi apo Adriatik, ku në këtë moment, shumë transportues dhe kompani ndërkombëtare e shfrytëzojnë vetëm portin e Selanikut si mundësi më e mirë me infrastrukturë adekuate dhe moderne. Gjithashtu e kemi edhe elementin kombëtarë ku përmes këtij projekti realizojmë qëllimet gjeostrategjike për lidhshmëri ekonomike të trojeve shqipfolëse”, thotë biznesmeni i njohur strugan.

Qyra për më tepër shtjellon edhe benefitet që do të dalin nga korridori 8 dhe 10-D, në rast se ndodhë realizimi i shpejtë i këtij korridori.

“Në rast të realizimit të shpejtë të këtij projekti, bizneset do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të mirë në detin Adriatik apo portin e Durrësit por edhe në Detin e Zi, kështu duke kursyer kohë, e me çka si rrjedhojë arrijnë deri tek përshpejtimi i veprimtarisë së tyre afariste. Çrrënjosja e konceptit monopol të portit të Selanikut është e rëndësishme për shkak të kostove më të lira qoftë në aspekt financiar, por edhe në aspekt kohor, është segmenti më i rëndësishëm ndoshta i cili do të ndjehet pas realizimit dhe vënies në përdorim të këtij projekti infrastrukturor, por duke mos harruar mjetet prej mbi 1.2 miliardë euro të cilat do të shpenzohen e që do të gjallërojnë ekonominë e vendit në përgjithësi,” thotë kdp.mk kryetari i kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Mendi Qyra.

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mërkurën, është nënshkruar marrëveshja historike për realizimin e projektit “Korridorit 8″ dhe “10-D, ” në vlerë prej 1.3 miliard eurosh.

Kjo marrëveshje u firmos nga Qeveria dhe konsorciumi “Bechtel&Enka” ku do të përfshihet ndërtimi i pjesëve të autostradës së korridorit 8 dhe 10-d, në një gjatësi prej rreth 110 kilometrash.

Me projektin “Korridori 8” është planifikuar ndërtimi i autostradave: Tetovë-Gostivar, Kërçovë- Bokujçani Strugë – Qafëthanë, në kufirin me Shqipërinë në një gjatësi prej 68 kilometrash. Ndërsa “Korridori 10-D” do të lidhë Prilepin me Manastirin në një gjatësi prej 40 km autostradë. Siç edhe mësohet, autostradat do të jenë me nga gjashtë korsi, ndërsa projekti pritet të finalizohet në periudhë prej 6 viteve që nga fillimi i punimeve. Paratë për këtë projekt infrastrukturor do të ndahen nga buxheti i shtetit, nga 250 milionë euro në vit.(INA)

 

 

 

TË FUNDIT
56 minuta
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
1 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
3 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
5 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
5 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

ME TE LEXUARA

1 ditë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit
1 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
14 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
1 ditë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
9 orë
Kasami i kundërpërgjigjet Ahmetit: VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, merru me funksionarët e tu
1 ditë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

LEXO MË SHUMË

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

INFO

NA NDIQ