Mendon se e ka ndezur makinën me limona, por…

0

Një grup i mekanikëve rusë ka lidhur qindra limonë në një qark elektrik në një përpjekje për të krijuar baterinë e tyre të veturës, trasmeton Gazeta Express.Pasi kishin prerë përmbi 1000 limona në gjysmë dhe i kishin lidhur me tela të bakrit dhe zinkut. Një nga burrat del në ulësen e vozitësit të veturës Toyota derisa ata përgatiten të lidhin limonat me motorin, por aty e zbulojnë se bateria nuk është mjaftueshëm e fuqishme.

Fuqia totale ishte 13.5 voltë.

Gjithsesi ajo ka vetëm 1.5 miliamper fuqi. Dhe për të nisur makinën duhen 100 miliamper, apo 60 milionë limona.Kur njëri prej mekanikëve mundohet të i lidhë me shpresën se do ndezë motorin, njëri prej shokëve të tij ndezë makinën por duke e lidhur me një motor të vëtetë. I pari mendon se ia ka dalë të ndezë makinën me limona por më aps zhgënjehet kur e merr vesh të vërtetën dhe plas të qeshurat me shokët.