Menduh Thaçi: Letra e Donald Trump për Hashim Thaçin, shans që duhet shfrytëzuar

0

Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi ka thënë se meritorë në marrëveshjen e arritur me Greqinë, ishin bashkësia ndërkombëtare.Thaçi në Klan Kosova theksoi se kjo marrëveshje pati vendimmarrje amerikane, duke apeluar edhe tek lidershipi kosovar që të kenë vëmendje për të pranuar rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë.”Ne të gjithë liderët që kemi marr pjesë në bisedime e dijmë se kush ka qenë negociatori kryesor ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimmarrja ka qenë amerikane”.

”Në fillim e refuzova, por pas 10 minutave unë nënshkrova. Fundi i këtij procesi, të gjithë ishim gati të shkonim në zgjedhje por vlerësimi i SHBA-ve na tha që s’ishin kushtet e pjekura për to dhe ne shkuam 10 muaj më pas”.”Iu tregova që s’kemi rrugëdalje tjetër veçse në këtë rrugëtim perëndimor”.”Presidenti i Serbisë Daçiqi që po luante rolin e artistit si më i miri nuk bëri asgjë për 8 vjet shkeli premtimet. Në pushtet premtimet që u dhanë për kompromisin me Maqedoninë nuk u realizuan”.