Menduh Thaçi: Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë, mund të ketë vetëm luftë”

0

Lideri i PDHS-së Menduh Thaçi në emisionin “Debatet zgjedhore” foli për shumë gjëra por edhe për idenë e BDI-së për kryeministrin shqiptar. Ai tha se kandidatura e Naser Ziberit është iluzion dhe gënjeshtër e BDI-së. Thaçi madje tha se kandidati për kryeministër shqiptarë është i vdekur politikisht.

Menduh Thaçi: Unë personalisht që kandidoj për zv/kryeministër.

Fatmir Aliu: E pranoj Naser Ziberin kryeministër.

Menduh Thaçi: Jo e pranoj që të dal në debat. Mos bëj kësisoj shakash. Naseri është i vdekur politikisht Alija luan mastrapalla me të.

Thaçi madje shtoi se qytetarët edhe nëse duan ta votojnë Ziberin, nuk kanë ku ta bëjnë atë sepse Ziberi nuk figuron në listat zgjedhore.

“Ju e keni dëgjuar Naser Ziberi që thotë se më votojnë shqiptarët , maqedonasit dhe nuk është diçka që mund të bëhet dhe kjo kandidaturë ka edhe një mangësi ku e ka emrin Naser Ziberi për ta votuar, ata që duan ta votojnë Naser Ziberin nuk kanë ku të votojnë nuk e ka emrin askund dhe kjo është fshehje e Ali Ahmetit për shkak të të gjithë të bërave dhe të pabërave për 18 vite që ai të mos jetë temë e diskutimit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në pyetjen a mund të ketë Qeveri pa shqiptarët, Thaçi tha se pa shqiptarët mund të ketë vetëm luftë.

Menduh Thaçi: Rri te Ali AHmeti ku thotë se ne jemi parti e integrimit ndërsa 20 vite mbas bëhet parti nacionaliste, një manipulues i dorës parë që provokon një situatë.

Fatmir Aliu: Do të thotë ju po thoni se ka qeveri pa shqiptarët?

Menduh Thaçi: Jo prit, nuk ma latë ta përfundoj, Qeveri pa shqiptarë nuk ka, mund të ketë luftë.”

Thaçi në emision foli për programin zgjedhor të PDSH-së, investimet dhe buxhetin e shtetit si dhe për kërcënimet e tij që ka pasur. Megjithatë nuk deshi të flasë me emra, sepse siç tha rasti është nën hetime./TV21