Menduh Thaci serish mbetet fortesa opozitare

Urim Saliu

Nuk erdhi ne politike as permes gjakderdhjes, as permes kulteve fetare .Ka bere gabime qe nuk justifikohen sepse politika eshte per te gabuar sepse eshte e pamundur mos ndodhe, por Menduh Thaci serish mbetet fortesa opozitare shqiptare.Kaq vite ne opozite rrenia ka qene e ngadalshme jo per shkak te dickaje tjeter por per shkakun se nuk ka qene ne pushtet dhe njerezit ikin sepse e duan pa mase pushtetin.Kur e pa se ka vetem dy deputete, u terhoq dhe nuk doli me ne publik per te reklamuar forcen e partise qe te tjerat me po aq deputete thirren se jane kombi vete.

Shihni reniet e partiçkave te reja .Nga lartesite e qiellit bien te copetuara ne humnerat e urrejtjes me njeri-tjetrin.

Si t’ua besojme te ardhmen kur brenda tyre ka anarki, lufte te pakompromis per kreun e partise qe do rezultoje me fraksione , lufte per te eliminuar tjetrin qe si ne korr dikur thirrnin per fe e per komb.

Pas gjithe ketij imazhi te keq qe i krijojne partise se tyre, a nuk e mendojne se neser do vijne zgjedhjet, a i kane pyetur sa njerez jane deshperuar nga keto skena te pahijshme qe po na vrasin syte.