Mensur Hyseni në librin Guinness

Rekordmeni më i ri në botë është shqiptari nga Lugina e Preshevës Mensur Hyseni, ai mundi të realizojë më së shumti krahpërkulje për një minutë plus me një peshë shtesë. Hyseni u pregadit me muaj që të realizojë ëndrën e tij dhe të mposht rusët.

“Unë e kam filluar sportin me fitnesin para dy dekadave, prej viteve 98. Prej muajit korrik 2020 nisi kjo si ide, mu deshën pesë muaj pregaditje që t’i sfidonim sportistët rus, për fat të keq ata ishin brenda 60 sekondave është dashur t’i realizojë 40 krahpërkulje me një çantë 27.5kg dmth ka qenë diçka shumë e vështirë”.

Pas realizimit të tentativës u desh të presim një javë për të na çertifiku libri i rekordeve Guinness dhe kjo ishte situatë pak e sikletshme për neve dhe pas korfirmimit u kurorëzua fitorja jonë. Për këtë e falemenderojë shumë ekipin për ndihmën e dhënë e në veçanti gruan time edhe ajo është një sportiste dhe ka qenë mbështetësja ime më e madhe. /tetova1