Mënyra e formimit të Qeverisë nga partitë fituese, të definohet me norma juridike

Picture of INA
INA

03/06/2024

Formimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar, duhet të zgjidhet me norma juridike përmes ndryshimit të Kushtetutës apo akteve tjera ligjore, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës.

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut pritet të formohet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni shqiptar VLEN, por Fronti Evropian që kryesohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka thënë të dielën se kjo qeveri do të jetë “monoetnike”, pasi sipas Frontit, “koalicioni VLEN nuk është përfaqësues legjitim i shqiptarëve”.

Në zgjedhjet e 8 majit, Fronti Evropian ka fituar 18 deputetë, ndërsa 14 koalicioni VLEN.

Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në deklaratën e miratuar tërhoqën vërejtjen për “rrezikimin e demokracisë konsensuale sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut” duke kërkuar që qeveria e re të ketë për bazë vullnetin e shprehur në zgjedhje nga dy komunitetet më të mëdha në vend.

Drejtuesit e koalicionit VLEN thonë se BDI-ja nuk mund të pretendojë në legjitimitetin e votës shqiptare, pasi pjesë e Frontit Evropian ishin edhe katër parti të etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut që fituan vota në emër të koalicionit në zgjedhjet parlamentare.

Profesori Mersim Maksuti, thotë se në rrethanat aktuale është vështirë të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve, në veçanti, siç thotë ai, kur të merret në konsideratë fakti se Fronti Evropian ishte një bashkim partish të komuniteteve të ndryshme.

“Çështja e legjitimitetit duhet parë realisht se ku gjendet, a është te tabori i Frontit Evropian apo është tek opozita pasi është një çështje që nuk dihet saktësisht. Fronti Evropian pretendon se e ka legjitimitetin, por mund të dalë e kundërta dhe legjitimiteti të jetë tek opozita për arsye se ata janë Front shumetnik, gjë që nuk jam kundër asaj, por nuk mundesh në emër të të gjitha bashkësive etnike të thuash se je legjitim në këtë vend. Pra, legjitimiteti është një çështje e diskutueshme”, vlerëson Maksuti.

Ai thotë se përgjegjëse për moszgjidhjen e kësaj çështjeje me Kushtetutë apo forma tjera juridike janë partitë shqiptare, në veçanti BDI-ja, e cila për 22 vjet qeverisjeje, sipas tij, “nuk e ngriti zërin mbi nevojën e rregullimit të kësaj çështjeje”.

“Ajo [BDI-ja] asnjëherë nuk e ka shtruar seriozisht rregullimin e kësaj çështjeje në aspektin juridik, qoftë me Kushtetutë apo në ndonjë formë tjetër. Në rregull është qasja e saj kritike, por ajo vetë me gjithë atë pushtet që kishte, asnjëherë nuk ka treguar vullnet dhe guxim për ta shtruar këtë problem për zgjidhje juridike”, konsideron profesori Maksuti, duke theksuar nevojën e domosdoshme për definimin me ligj apo Kushtetutë se cilat parti e formojnë Qeverinë e re.

“Maqedonia e Veriut, deshëm apo nuk deshëm po ec rrugës së ndërtimit të një shteti binacional. Pra, shqiptarët paraqiten si element i pashmangshëm demografik që ndikon drejtpërdrejt në ndërtimin dhe konsolidimin e organeve shtetërore, prandaj kjo është një çështje që patjetër një ditë duhet të marrë zgjidhje juridike”, thotë Maksuti.

Kushtetuta aktuale e Maqedonisë së Veriut thekson se mandatin për formimin e Qeverisë së re e merr partia me numrin më të madh të mandateve të fituara në zgjedhje, dhe aty nuk përmendet nevoja që pjesë e qeverisë të jetë edhe partia fituese e zgjedhjeve te shqiptarët.

Këtë e ka theksuar edhe presidentja e shtetit, Gordana Silanovska-Davkova, e cila pjesëmarrjen e partive shqiptare në Qeveri e ka interpretuar si të “shëndetshme” për demokracinë, por jo edhe si domosdoshmëri kur të kihet parasysh fakti se partitë shqiptare në zgjedhje garojnë mes tyre.

“Nuk ka dy fitues të zgjedhjeve. Ka vetëm një fitues dhe ai zgjedh partnerët e koalicionit. Kuptohet se është e shëndetshme në aspektin politik, etnik, demokratik që në Qeveri të përfshihen edhe parti shqiptare. Këtë do ta bëjë mandatari ri, por shumicë është ai mandatar që pas vetes ka 61 deputetë”, ka thënë Davkova.

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë të formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, si fituese e zgjedhjeve te shqiptarët ka qenë pjesë e Qeverisë, si me LSDM-në, ashtu edhe me VMRO DPMNE-në, që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Por, ky rregull është prishur në vitin 2017 kur VMRO DPMNE-ja edhe pse kishte fituar zgjedhjet nuk arriti të formojë qeverinë, pasi partitë shqiptare u rreshtuan me Lidhjen Social Demokrate, e cila si parti e dytë, arriti të largojë nga pushteti VMRO-në që atë kohë drejtohej nga Nikolla Gruevski.

VMRO DPMNE-ja që para fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare më 8 maj, kishte deklaruar se pavarësisht rezultatit që mund të arrijë, BDI-ja do të kalojë në opozitë.

BDI-ja në vazhdimësi ka qenë në shënjestër të kritikave të VMRO DPMNE-së për përfshirje të zyrtarëve të saj në korrupsion dhe krim të organizuar./REL

TË FUNDIT
24 minuta
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër
32 minuta
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet
1 orë
“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup
1 orë
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit
1 orë
Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

ME TE LEXUARA

7 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
1 ditë
Gashi takon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Florian Qehajën
4 orë
Festa e Kurban Bajramit, ditë jo pune për besimtarët myslimanë
24 orë
Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit
7 orë
Rama ndan pamjet nga “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”
1 ditë
Këto janë emrat e përmendur për zv/ministra në Mbrojtje dhe Bujqësi nga VLEN?!
3 orë
Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla
24 orë
I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

LEXO MË SHUMË

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

IMG_2950

Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

shkolla-nxenes-780x439-1

Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë

begaj gashi

Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

kurban dashi

Festa e Kurban Bajramit, ditë jo pune për besimtarët myslimanë

INFO

NA NDIQ