Studentët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë do të mund të aplikojnë deri më 9 tetor në Konkursin e Fondacionit Vildana, ku do të ndahen bursa që financohen nga mërgata shqiptare e Zvicrës, transmeton Portalb.mk.
“Bursa në VILDANA-Foundation është një nga privilegjet më të larta që një student mund ta arrijë. E gjithë kjo falë një ekipi profesional mjaft serioz që punojnë në të dhe falë mbështetjes tejet humane të donatorëve, përkatësisht mërgatës shqiptare në Zvicër, të cilët me plot përkushtim po investojnë në transformimin e gjeneratave të reja”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni.
Konkursi është i hapur për studentët që ndjekin studimet në universitet publike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
“Të gjitha aplikimet për bursa i nënshtrohen një procedure të përzgjedhjes që duhet t’i përmbajë këto elemente: Të dhënat personale të studentit; Letër motivimi; CV dhe Certifikatat (1. Transkripta e notave & 2. Vërtetimi për statusin e studentit)”, sqarohet në Konkurs.