Mërgimtarë kujdes, Serbia me rregulla të reja në autostrada

ina-online
ina-online

9 Korrik, 2023

Serbia është një nga destinacionet që shfrytëzojnë mërgimtarët për të udhëtuar në vendlindje.

Megjithatë, të gjithë mërgimtarët që edhe sivjet vijnë nëpërmjet Serbisë duhet të kenë dijeni për ndryshimin e disa rregullave.

Rregullat e reja kanë filluar të zbatohen dhe mërgimtarët duhet të kenë shumë kujdes, sepse në Serbi ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.

Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 euro deri mbi 1000 euro dhe 15-60 ditë burg, shkruajnë mediat serbe, përkatësisht “espreso.rs”.

Dënimet janë rigoroze, andaj ata që kalojnë nga Serbia duhet të kenë shumë kujdes.

Autostradat në Serbi

Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,

Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,

Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,

Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

FAKTE

– 130 km/h është shpejtësia maksimale e lejuar në autostradat në Serbi

– 120 km/h është shpejtësia maksimale e lejueshme në autostradat në Serbi me anë të shenjave

– Dënohen 3,000 dinarë (25 euro) për shpejtësi nga 120 në 140 km/h

– Dënohen prej 10,000 dinarë (85 euro) për shpejtësi nga 151 në 160 km/h

– 100,000 dinarë (845), 15 deri në 60 ditë burgim, 15 pika ndëshkuese dhe nëntë deri 12 muaj pa licencë është dënimi për tejkalimin nga 201 deri 220 km/h.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

Goran Petronijevic Petronijeviq

Avokati i Radoiçiqit, dikur mbrojtësi i Karaxhiqit, Cecës e Klanit të Zemunit

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vucic radoicic petkovic

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i “deklaron fajtorët viktima”

INFO

NA NDIQ