Mërgimtarët duhet të paguajnë 30 euro për fletë udhëtim për të ardh në vendlindje për pasaportën e re

Picture of Ina Online
Ina Online

12/02/2024

Qytetarët të cilët gjenden jashtë vendit me pasaportë pa “Maqedoni të veriut” dhe do të duhet të vijnë në vendlindje do të mund ta bëjnë këtë nëse do të pajisen me një fletë udhëtimi në njërën nga zyrat diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ambasada e Maqedonisë në Berlin ka nxjerrë udhëzime për qytetarët që duhet të aplikojnë për pasaporta të reja, por edhe për fletë udhëtimi që do të kushtojnë 30 euro dhe do të jenë në kurriz të qytetarëve.

Fletë udhëtimi mund të merret pa termin në ndonjë nga ambasadat apo ndonjë konsullatë dhe është e vlefshme për 30 ditë, pra shërben vetëm për kthim në Maqedoni.

“Por nga ana tjetër njoftojmë të gjithë ata që do të paraqesin kërkesë për Pasaportë të re udhëtimi se koha për lëshimin e pasaportës së re nga dita e paraqitjes së kërkesës është mesatarisht 50-75 ditë, pas së cilës ata mund të marrin personalisht pasaportat në ambasadat ku kanë paraqitur kërkesën.

Ata qytetarë që banojnë në shtetin e huaj dhe të cilët ende nuk kanë nxjerrë pasaportë të re deri më 12 shkurt 2024 dhe kanë ndërmend të aplikojnë për pasaportë në vendlindje, ata mund të pajisen me fletë udhëtimi, e vlefshme për 30 ditë nga dita e lëshimit dhe shërben vetëm për kthim në vend.

Dokumentet e nevojshme për të marrë një Fletë udhëtimi janë: pasaporta që e posedoni, aplikim i plotësuar, dy fotografi dhe tarifë konsullore prej 30 eurosh. (INA)

TË FUNDIT

Përurohet uji i pijshëm në Likovë, Duraku: Mungesa e ujit “mision sllav”, kishte qëllim shpërnguljen e shqiptarëve

Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar? (FOTO)

Çfarë ndodh nëse nuk konstituohet Kuvendi i ri i Kosovës? Juristi jep sqarime kushtetuese

Edhe dy të lënduar nga zjarri në Koçan janë në gjendje relativisht të rëndë

Festa e Pashkëve, çmimet e produkteve rriten në mënyrë drastike

Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË