Mërgimtarët nuk duhet të shkojnë pa nevojë në zonat e rrezikut

0

NË NJË KONFERENCË PËR SHTYP QË U MBAJT TË MËRKLURËN, NË LIDHJE ME MASAT E NDËRMARRA NË KËTË GJENDJE TË TANISHME, KËSHILLI FEDERAL KA FOLUR EDHE MËRGIMTAËRT QË PUSHIMET E TYRE DUAN T`I KALOJNË NË VENDLINDJE.

Në një rast, nën jë pyetje se çfarë do t`u thoshte serbëve dhe kosovarëve, të cilët duan të shkojnë për pushime në vendlidnje, kryetarja zvicerane Simonetta Sommaruga është përgjigjur:

“Sigurisht se popullatën e rekomandojmë që të mos marrë rreziqe të panevojshme. Kushdo që udhëton atje i nënshtrohet obligimit të njoftimit dhe karantinës”, transmeton Shtegu.com.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë Alain Berset: “Personat që udhëtojnë në një zonë të rrezikut, duhet të paraqiten te mjeku kantonal brenda dy ditëve. Por tashmë është e qartë për ne që nuk mund t’i regjistrojmë të gjithë udhëtarët. Brenda ditëve të ardhshme do të ketë një listë të zonave të rrezikut”, ka përfunduar Berset.