Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

INA
INA

26/02/2024

Pikat e fotografimit për dokumentet personale tashmë janë vërshuar nga mërgimtarët të cilët udhëtuan drejt vendlindjes për tu pajisur me pasaporta të rinj, me emrin Maqedonia e Veriut.

Për të kryer punë më shpejtë mërgimtarët pa termin po aplikojnë me procedurë të përshpejtuar me qëllim mos të rrezikojnë vendet e punës dhe humbjen e të drejtës për leje qëndrimi në shtetet perëndimore. Mërgimtarët shprehen të revoltuar për shpenzimet e dyfishta.

“E bëmë me procedurë të shpejtë, erdhëm pa termin, shkuam te kryeshefja, na dha terminin u fotografuam dhe aq, shpresoj se do të jetë gati. Për sa kohë? Na thanë prej dy deri në katër ditë, a do të bëhet vetëm Zoti e di. Unë mendoj se aspak nuk duhet të ndërrohen, këto janë vetëm shpenzime shtesë. Pasaporta ime vlen deri në vitin 2030. Deri të premten kemi pushim, nga e hëna jemi në punë, nëse nuk mbarojmë punë do të duhet sërish ti blejmë bileta, këto janë shpenzime të dyfishta, çdo I dyti është kështu”, tha një qytetare.

“Më duhet me procedurë të shpejtë, duhet të udhëtoj. Nuk ka rrëmujë, me termine është”, shtoi një qytetare.

“Kam ardh për pasaportën me procedurë të shpejtë se në Gjermani nuk mund ti mar dokumentet pa qenë pasaporta e re. Thanë se për tre katër ditë përafërsisht do të bëhet. A mund ta rrezikosh vendin e punës nëse nuk shkon me kohë? Po, për këtë edhe po frikohem se nuk jam i sigurt”, shtoi një qytetar.

“Vetëm u fotografuam? Me procedurë të shpejtë ose të rregullt? Me të shpejt sepse jeton në Gjermani”, tha një qytetar.

Përveç mërgimtarëve, qytetarët e tjerë aplikonin për letërnjoftim dhe patent shofer sipas terminëve të caktuara paraprakisht.

“Për çfarë u fotografuat? Për letërnjoftim. A kishte rrëmujë, a pritët. Jo, nuk pritëm shumë, e kishim të caktuar, shkoi shpejt. Për 10 minuta, shpejt kaloi, gjithçka me radhë”, u shpreh një qytetare.

Deri tani me pasaporta me emrin e ri të shtetit janë pajisur rreth 1 milion e 300 mijë qytetarë, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 650 mijë pasaporta me emrin e vjetër./Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

menduh thaci

Thaçi: Na duhet mbi 150 mijë vota për Bujarin

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

INFO

NA NDIQ