Me javë të tëra flitet për rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës. TV21 doli në sheshin “Maqedonia” për t’i pyetur qytetarët se si po ia dalin me krizën ekonomike.
Ne shesh hasëm një mërgimtar që kishte ardhur nga Danimarka. Ajo që kishte hasur ishte se çmimet e naftës në Maqedoni janë pothuajse njëjtë si në Danimarkë.
“Në realitet shumë shtrenjtë është këtu në krahasim me Danimarkën. Kur krahason rrogat se sa janë këtu 300, 400 euro në Danimarkë 2000 ose 3000 euro, ndërsa këtu çmimet janë shumë të larta”.
Takuam edhe një vizitore nga Kosova. Tha se në atje çmimet e naftës janë më të larta, se sa në Maqedoni.
“Vetëm çmimet e naftës nuk dukeshin aq të larta aq sa prisnim që të jenë. Në markete nuk kemi hy ende”.
Në ndërkohë qytetarët vendas thonë se po e ndjejnë krizën.
“Po ka filluar të ndjehet kriza dhe se si do të jetë nuk e di”.
“Tensione për shkak të situatës në Ukrainë, pasojat negative nga vetë lufta, megjithatë të gjithë ne e ndjejmë si problem sepse çdo ditë fokusi është tek lufta dhe burimet energjisë.” /TV21