Mërgimtari kthehet nga Zvicra, gjen emigrantë nga Pakistani në shtëpinë e tij

Policia e rajonit të Kumanovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se në një shtëpi në Llojan janë kapur emigrantë.

Në Stacionin Policor të Mateçit, personi SH.A. (42) nga fshati Llojan, komuna e Likovës, i cili është me punë të përkohshme në Zvicër, raportoi se disa emigrantë po qëndronin në shtëpinë e tij të braktisur.

“Gjatë kontrollit policia e rajonit të Mateçit ka gjetur gjashtë emigrantë nga Pakistani”, thonë nga SPB-Kumanovë.