Mërgimtari nga Zvicra godet këmbësorin dhe ikë nga vendi ngjarjes

ina-online
ina-online

19 Gusht, 2023

Mbrëmjen e djeshme në ora 20:43 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, në dalje nga Shkupi, J.I.(20) nga Shkupi, me vendbanim në Zvicër, duke drejtuar automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa zvicerane ka goditur një këmbësor G.S.(54) nga fshati Pçinjë i Kumanovës, me çka ka lënë veturën dhe është larguar nga vendi.

Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij.

Rreth orës 21:40, J.I. vetë është lajmëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është konstatuar me lëndime fizike. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e aksidentit.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

INFO

NA NDIQ