Mërgimtari pranon fajësinë se e kërcënoi Ganimete Musliu, kjo e fundit nuk i beson

INA
INA

4 Gusht, 2023

I akuzuari Driton Maloku nga Prishtina me vendbanim në Zvicër e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu. Kjo e fundit gjatë deklarimit të saj ka thënë se i akuzuari nuk ishte i sinqertë kur pranoi fajësinë.

“E pranoj edhe…ka qenë gjendje emocionale, edhe qe s’votoj për Kosovën qe 20 vjet, 2000- tën kom votu niher në jetë tem në Kosovë nuk merrna me politik m’vjen keq ka qenë gjendje emocionale dhe i kërkoj falje deputetes”, tha i akuzuari Maloku

Ndërsa e dëmtuara Musliu tha se vlerësonte iniciativën për kërkim falje nga ana e të akuzuarit Maloku, por sipas saj pranimi i fajësisë ishte i pa sinqertë.

“E vlerësoj iniciativën për kërkim falje por edhe unë vërejta josinqeritetin në kërkim falje, ky pranim i fajësisë është i pa sinqertë”, tha e dëmtuara Musliu.

E njëjta po ashtu tha se përveç kanosjes me jetë i akuzuari Maloku kishte tentuar edhe ta shantazhojë sepse mesazhi që kishte pranuar sipas të njëjtës përmbajtje shantazhuese që të mos paraqiste rastin para organeve të drejtësisë.

Ndërsa edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Faton Fetahu tha se e kundërshtojnë në tërësi pranimin e fajësisë pasi nuk ishte i sinqertë duke kërkuar nga gjykata mos aprovimin e pranimit të fajësisë sepse i akuzuari Maloku nuk kishte kanosur një person të zakonshëm por një deputete të popullit në Kuvendin e Kosovës,

Po ashtu i njëjti tha se dukuria e kanosjes së figurave të larta shtetërore ishte në rritje të vazhdueshme dhe në këtë rast avokati kërkoi nga gjykata që t’i japë përgjigje kësaj dukurie përmes gjykimit të këtij rasti i cili do të shërbejë si shembull i mirë i praktikes gjyqësore ku personat të cilët me dashje kanosin të përzgjedhurit e popullit të marrin dënim meritor.

Paraprakisht mbrojtësi i të akuzuarit Maloku, avokati Skender Musa tha se pranimi fajësisë ishte bërë në përputhje me dispozitat ligjore dhe pas një konsultimi të mjaftueshëm me të mbrojturin e tij.

Avokati Musa po ashtu kërkoi nga gjykata se gjatë matjes së dënimit që të kenë parasysh faktin e pranimit të fajësisë, shprehjes së keqardhjes, kërkim faljes duke i propozuar gjykatës që ndaj të akuzuarit Maloku të shqiptohet një dënim i kushtëzuar sepse nuk ekziston rreziku që i njëjti të përsëris vepër të ngjashme.

Ndërsa pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua as nga prokurorja Zana Sadiku-Sertolli e cila gjykatës i propozoi që të njëjtin ta shpall fajtor dhe t’i shqiptojë dënim meritor duke marrë parasysh si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë ndërsa si rrethanë rënduese të marrë parasysh shkallen e dashjes për të kryer veprën penale.

Pranimi i fajësisë u aprovua nga gjykatësi Driton Berisha pasi ishin plotësuar kushtet ligjore dhe se që sipas tij nuk kishte shkelje ligjore.

Shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë çështje penale do të bëhet më 7 gusht 2023.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 18 maj 2023 me datë 23 dhjetor 2022 rreth orës 17:16, derisa e dëmtuara Ganimete Musliu ishte në veturën e saj në lagjen e “Spitalit” në Prishtinë, i akuzuari Driton Maloku përmes telefonit mobil e kanos të dëmtuarën Ganimete Musliu në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Kosovës me fjalë “A je ti Ganimetja, ty duhet me te zhduk” e pas disa minutash rreth orës 17:35 i dërgon një mesazh përmes telefonit mobil me tekstin “Përshëndetje Ganimete, Aje tu ma kry qat pun me shti qat personin ne pun per qka je pagu a po i kthen qato 20,000.00 euro qe mi ke mar për me kry pun”, me çka tek e dëmtuara Ganimete Musliu ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën dhe trupin e sajë.

Me këtë i akuzuari Maloku akuzohet se ka kryer veprën penale kanosja nga neni nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dënimi maksimal për këtë vepër penale parashihet pesë vite burgim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

Jeff_Hovenier

Hovenier i kthen përgjigje Osmanit: SHBA e gatshme ta këshillojë Kosovën për draft-statutin e Asociacionit

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

Qeveria-Kurti

Lirimi i Radoiçiqit, vjen reagimi nga kabineti i Kryeministrit Kurti

kufijte-780x380-1-1

Hapet pikëkalimi kufitar në Bërnjak

INFO

NA NDIQ