Mërgimtarja rrah të dashurin në Aeroport, e kuptoi se po e tradhton

ina-online
ina-online

8 Gusht, 2023

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia shpeshherë janë bërë shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, por edhe nga familjarë të tjerë, përcjell Bota Sot.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Aeroportin e Prishtinës, por këtë herë një grua e ka sulmuar të dashurin e saj, pasi dyshohet se e zbuloi duke e tradhtuar.

Mësohet se incidenti ndodhi në aeroport, kur plasi sherri mes çiftit, pasi viktima, e cila është kosovare që jeton në Danimarkë, po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurit të saj.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur për shkak se viktima dyshohet se e kishte tradhtuar të dyshuarën dhe me të kuptuar këtë fakt, ajo e kishte goditur në mes të aeroportit.

Përballë kësaj situate, burimet thonë se dikush ka vendosur që ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitet policore i kanë shoqëruar palët në stacion, ku kanë dhënë versionet e tyre për atë që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./Bota Sot

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

greqi policia

Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

Foto: Ilustrim

Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

vrasje

E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

thanas carka

Shqiptari Thanas Çarka: Ja përse kandidoj për Këshillin Bashkiak të Athinës

INFO

NA NDIQ