Merkel: Deri më 2030, një milion stacione për mbushjen e automjeteve elektrike

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se ajo dëshiron të rrisë në mënyrë drastike numrin e stacioneve të automjeteve elektrike në Gjermani, për të inkurajuar shoferët të zëvendësojnë motorët e tyre me djegie të brendshme me automjete elektrike. Ajo e tha këtë në fjalimin e saj të rregullt gjatë fundjavës, duke shtuar se dëshiron që Gjermania të ketë një milion stacione të tilla deri në vitin 2030. Aktualisht ka 21,000 stacione automjetesh elektrike në Gjermani. Merkel shtoi gjithashtu se stimujt e qeverisë dhe industrisë do të diskutohen në një seancë qeveritare.