Merkel: Hapje të kapitujve të parë nga negociatat me Shkupin dhe Tiranën këtë vit

0

Bruksel, 8 korrik 2020 – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot i
prezantoi prioritetet e kryesimit të vendit të saj me BE-në në gjashtë muajt e
ardhshëm, duke i përmendur vetëm negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe
Shqipërinë lidhur me zgjerimin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Ballkani Perëndimor, Afrika, lufta kundër dezinformatave, emigracioni, Rusia
dhe Kina, janë prioritetet kryesore për Gjermaninë në pjesën e politikës së
jashtme për gjashtë muajt e ardhshëm.
“Konferencat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të
mbahen këtë vit dhe të hapen kapitujt e parë”, ka thënë Merkel.
Për Merkelin hapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën paraqesin sinjal të
rëndësishëm për angazhimin e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Evropian javën e kaluar deri tek Këshilli i Evropës i parashtroi draft
kornizat negociuese të Unionit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. (MIA)