Merkel liderja më e besuar, rusët të çmendur pas Putinit

0
Angela Merkel, German Chancellor and leader of the conservative Christian Democratic Union (CDU) party waves following the start of the CDU's election rally for Germany's general election in Dortmund, Germany August 12, 2017. REUTERS/Wolfgang Rattay

“Liderja e Europës” Angela Merkel është një prej udhëheqëseve më të besueshme.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u detyrua nga forcat e brendshme politike të largohet nga lidershipi i partisë së saj në fund të vitit të kaluar është liderja më e besuar mes 7 udhëheqësve botërorë.

Ajo ndiqet nga Macron, popullariteti i brendshëm i të cilit gjithashtu ka shënuar një rënie kohët e fundit, ndërsa ai përpiqet të mbajë nën kontroll lëvizjet e “jelekverdhëve”.

Të dy janë vlerësuar si personat e duhur për drejtimin e vendit nga shumica e të anketuarve . Anketat janë zhvilluar në Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, SHBA dhe Rusi.

Sipas “Euronews” është interesant fakti se të anketuarit në Francë dhe Gjermani preferuan të vendosnin besimin e tyre në udhëheqësin e vendit tjetër.

Megjithatë, ndërsa shumica e amerikanëve u besojnë dy udhëheqësve europianë, të anketuarit francezë dhe gjermanë nuk bënë një gjë të tillë për udhëheqësin amerikan.

Në të vërtetë, ata kishin më pak gjasa të besonin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të bënte gjënë e duhur. Vetëm 10% e gjermanëve dhe 9% e popullsisë franceze beson tek ai, përcjell GSh.

Trump ishte lideri i vetëm që nuk e kishte shumicën e qytetarëve të vendit të tij që t’i besonin, pra me rreth 48%.

Në anën tjetër të botës, 81% e rusëve i besojnë udhëheqësit të tyre, niveli më i lartë i regjistruar