Merkel: Mbështesim anëtarësimin e vendeve ballkanike, por ka detyra

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila mbërriti në Zagreb të shtunën, ka folur për të ardhmen e vendeve aspirante për Bashkimin Evropian.

Merkel thotë se Berlini “mbështet në thelb” perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por siç tha ato duhet marrë parasysh kriteret që duhet të përmbushen, përcjellë Shenja.

“BE është një bashkim i vendeve që kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në një qëllim të përbashkët. Ka forca që vijnë nga drejtime të ndryshme që përçmojnë vlerat tona dhe duan të minojnë bashkimin tonë. Ata nuk duan mbrojtjen e pakicave dhe të drejtave të njeriut”, tha Merkel, në një konferencë shtypi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq. Ne duhet t’i kundërvihemi me vendosmëri këtyre forcave, ka porositur kancelarja gjermane.